Free Web Site - Free Web Space and Site Hosting - Web Hosting - Internet Store and Ecommerce Solution Provider - High Speed Internet
Search the Web

KARAOKE PARTY - DHERMI

CHARDONNAY HOME KARAOKE MIX KARAOKE SHQIP PERSONAZH GALERIA FOTOGRAFIKE VIDEO GALERIA MENU PIRRO CAKO REZERVO ONLINE LIBRI I PERSHTYPJEVE LIDHJE TE JASHTME

FILLOI KENGA NE PLAZHIN E DHERMIUT :)

E SHTUNA E FUNDIT E QERSHORIT PRURI SI RISI NE PLAZHIN FANTASTIK TE DHERMIUT FORMEN ME ORIGJINALE TE ARGETIMIT, KARAOKEN. PUSHUESIT E SHUMTE PERQAFUAN MENJEHERE IDENE DHE ME PROTAGONIZMIN E TYRE U DEFRYEN PA FUND ME MUZIKEN SHQIPTARE. NOTAT DHE TINGUJT U "PERKEDHELEN" NGA VALET E DETIT DUKE KRIJUAR NJE SIMFONI QE ZBARDHI MENGJESIN E SE DIELES NE PLAZHIN PERRALLOR. GRUPI MAGIC 4 DO TE RIKTHEHET NE DHERMI PER CDO FUNDJAVE TE KORRIKUT SI DHE DO TE JETE PREZENT GJATE GJITHE MUAJIT GUSHT ME MBREMJET KARAOKE PER TI DHENE NJE DIMENSION TJETER PUSHIMEVE TUAJA NE PLAZHIN ME TE BUKUR NE SHQIPERI.

TIRANE, KU DO TE KENDOJME NE SHTATOR?!

Te nderuar miq te karaokes, muzikes shqiptare dhe grupit Magic 4. Per shkak te interesimit tuaj duam tju bejme me dije se grupi yne qe per me se nje vit ngriti dhe shpalosi aktivitetin e tij ne klubin Chardonnay kesaj jave zyrtarizon ne Tirane marreveshjen me "shtepine" e re e cila duke filluar nga muaji shtator do te "strehoje" fundjavave te gjithe adhuruesit e muzikes shqiptare dhe do te jete lider ne tregun e karaokes ne kryeqytet. Emri i ambientit per arsye te ndryshme do te behet i ditur vetem pas dates 15 korrik! Deri atehere, surpriza vazhdon...

PER TE MOS LEJUAR KEQKUPTIMET!

Te nderuar miq, dashamires te aktivitetit tone karaoke. Nepermjet ketij njoftimi kerkojme te sqarojme pozicionin tone lidhur me klubin ku per me se nje vit shpalosem aktivitetin tone. Qe nga dita e premte dt.14/06/2008 marredheniet me klubin Chardonnay (ish Free) jane nderprere per shkak te impenjimit te grupit tone ne projektin “Karaoke party ne plazhin e Dhermiut” i cili do te startoje me 28 qershor dhe do te vazhdoje pergjate muajve korrik dhe gusht ne ne plazhin me te bukur ne Shqiperi. Te gjendur perballe kerkeses te klienteve, te pushuesve dhe te stines qe vijon ne e kemi ndalur aktivitetin tone ne kryeqytetin e zbrazet per ta zhvendosur ate ne ambientet e ish kampit te Dhermiut. Per te evituar keqkuptimet apo abuzimet me figuren dhe aktivitetin tone duam tju bejme me dije se ne do te kthehemi ne Tirane ne muajin shtator ne nje "shtepi" tjeter. Deri sa kjo te ndodhe ju ftojme te shijoni veren me ne ne plazhin e Dhermiut.  Marseli Frensi Entela dhe Vanina

REPERTORI YNE

Grupi yne eshte promotor per futjen ne tregun karaoke te muzikes shqiptare. Pikerisht me iniciativen tone u arrit te krijohen ne version karaoke kenget e para shqiptare por mbi te gjitha mundem ta bejme klientin te "dashurohet" pas kenges te harruar shqiptare. Sot qe ka kaluar me shume se sa nje vit repertori yne me kenge shqiptare eshte zgjeruar jashtezakonisht shume. jane mbi 500 kenge shqiptare qe disponojme dhe qe kendojme ne karaoken tone. Kenge te se shkuares dhe te se tashmes. Repertore private te kompozitoreve, kantautoreve, kengetareve apo poeteve me te njohur shqipetare. Kenge te prodhuara per festivale, spektakle apo emisione te ndryshme si Festivali 46 ne RTSH, Top Fest, Kenga Magjike, Kenget e Shekullit (dy edicionet), Kthehem te dielen etj. Por nuk ndalon ketu! Repertori yne vazhdon te zgjerohet...

DITEN ME DETIN, NATEN ME KARAOKE!

"Karaoke party ne plazhin e Dhermiut eshte nje projekt qe garanton argetimin. Te vendosur tashme gjeografikisht ne zemer te Dhermiut, ne ish Kampin, grupi yne realizon mbremje te mrekullueshme ku protagoniste jane vete klientet e saj. E premtja dhe e shtuna e muajit korrik dhe te gjithe ditet e muajit gusht tek ne "kane zgjedhur" te jene KARAOKE dhe Music Live. Klientet tane i dhurohen kenges me tingujt e tyre i bejne keto darka shume te vecante ne klubin tone. Shijet dhe shumellojshmeria e zgjedhjeve i japin larmi dhe ngjyra mbremjeve tona karaoke. Ne ju presim te beheni dhe ju pjese e argetimit origjinal. Te perjetoni emocionet e kenges se kenduar LIVE, te ktheheni tek tingulli i bukur e i munguar shqip. Pas ores 21:00 ne hapim dyert per dashamiresit e karaoke-s dhe per ata qe deshirojne te perjetojne momente qe perseriten vetem me ne.

Jeni te mirepritur

Copyright 2007 Z-Group